Site icon Telegrafi

Sokoli i kënaqur me fitoren, jo më lojën

Ferizaj dje në shtëpi të vet mundi Trepçën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 16-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Tekniku prishtinas pas ndeshjes tha se skuadra e tij zhvilloj këtë ndeshje nën presionin e pikëve.

“Zhvilluam ndeshjen nën presionin e pikëve. Bëmë disa gabime, nuk arritëm të bëjmë lojën tonë, por e rëndësishme është se fituam ndeshjen që është e rëndësishme për kreun e tabelës”, ka thënë Sokoli.

Ferizaj pas kësaj ndeshje zë vendin e dytë në renditjen tabelore me 28 pikë, katër me pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version