Site icon Telegrafi

Sokoli e pranon se mund të largohet nga Gjilani

Shkak për një gjë të tillë sipas Sokolit, janë bërë mos-dhënia e pagave të futbollistëve me rregull. “Unë me kryesinë e Gjilanit jam marrë vesh që obligimet financiare ndaj futbollistëve të kryen me rregull. Edhe pak ditë bëhen dy muaj që lojtarët nuk janë paguar”, i ka thënë Gazetës ‘Olle’, Bylbyl Sokoli.
Tutje, ai tha se është shumë pranë dorëheqjes. “Mund të them se jam pranë dorëheqjes”, shtoi Bylbyl Sokoli.
Ndryshe, për pak orë do të ketë një takim në mes kryesisë së Gjilanit dhe trajnerit Sokoli ku do të mësohet gjithçka.
Ai e mori drejtimin e Gjilanit pak javë para mbylljes së stinorit vjeshtor, duke e zëvendësuar në atë pozitë, trajnerin e dorëhequr, Sadat Pajaziti.

Exit mobile version