Telegrafi

Sokoli: Dy dekadat e fundit mund të quhen ‘Epoka e Messit’

(Foto: RTV Dukagjini)

Trajneri i njohu, Bylbyl Sokoli, mendon që në 20 vitet e fundit, Lionel Messi ka qenë futbollisti më i mirë.

“Jemi për Messin, sepse një futbollist për të cilin mund të quhet epoka e Messit për këta 20 vitet e futbollit”, tha ai në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.

Sokoli po ashtu shtoi “jemi për me fitu Argjentina për shkak të Messit. Ai është i palexueshëm sepse e merr vet topin dhe krijon raste”.

Teksa, ai përmendi se “Mbappe është lojtar vendimtar dhe do të jetë një përballje e titanëve në finale”.

Kjo është nata e 25- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.