Telegrafi

Sokol Zogaj flet për sulmin dhe të dyshuarit: Ditëve të fundit, dikush më përcillte (Video)

Mëngjesi i së mërkurës nuk ishte i zakonshëm për drejtorin e Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajn. Në hyrje të banesës hasi në dy persona që nuk kishte parë më parë.

Nga aty Zogaj ka vazhduar tek vetura zyrtare që posedon. Ai tregon se një tregtar e ka parë dhe e ka drejtuar për në QKUK.

Mirëpo, ai mohon se ka mundur të identifikojë fytyrat e sulmuesve, por mban mend disa detaje.

Zogaj dyshon që ditëve të fundit ka qenë duke u përcjell nga dikush dhe që fatkeqësisht që dy ditë shoferi i tij nuk kishte qenë me të.

Vajza e tij Gentiana mohon që si familje dyshojnë në dikë personalisht. Mirëpo, Labinoti, i biri i Sokolit thotë se ky rast ka të bëjë me punën. Sipas tij, në këtë vepër kanë marrë pjesë pesë persona: dy prej tyre kanë sulmuar, personi i tretë është parë duke pritur në veturë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë afër vendit të ngjarjes duke pritur. Sipas tij, Policia është në pista shumë të mira të hetimeve. /Tribuna Channel/