Site icon Telegrafi

Sokol Havolli zgjidhet zëvëndësguvernator i BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njofton se në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018 ka zgjedhur Sokol Havollin në pozitën e zëvendësguvernatorit.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, miratoi si në vijim: Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare; Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe Emërimin e Sokol Havolli, zëvendësguvernator të Bankës Qendrore”, thuhet në njoftimin e BQK-së, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Bordi i BQK-së është njoftuar me Raportin tremujor [janar-mars 2018] të Auditimit të Brendshëm dhe Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Kujtojmë se Sokol Havolli është zgjedhur këshilltar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu ishte shef i Kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version