Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ia ka dhënë dy zgjidhje kryetarit Shpend Ahmeti, rreth vendosjes së flamurit shtetëror te rrethi i Spitaleve.
Havolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryetari Ahmeti ose duhet ta vendosë flamurin e Republikës së Kosovës të nënën para orës 15:00, ose do t’i mbledhë nënshkrimet që kjo çështje të futet me protokoll.
Postimi i plotë i Havollit:
“Përsëri çështja e flamurit të Republikës së Kosovës, tek rrethi, bëhet temë dhe refuzohet në ditë feste nga VV-ja.
Kryetari i Prishtinës arsyetohet që nuk ka procedurë apo protokol që e rregullon këtë çështje.
Tash, Kryetar, i ke dy zgjidhje:
1) Vendose flamurin e Republikës së Kosovës para orës 15:00, e hënë 12 shkurt.
ose,
2) Do të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtzakonshme, nga nesër, që të miratojmë procedurën/rregulloren apo protokollin që e obligon ekzekutivin që të mirëmbajë flamurin e Republikës së Kosovës në lokacionet e caktuara.
Besoj se të paktën, në festimin e 17 Shkurtit, edhe në sheshin Skëndërbej në Tiranë do të vendoset flamuri i Kosovës, e leje më në Prishtinë.
#Kosova10 ????” , (sic.) ka shkruar Havolli. /Telegrafi/