Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin turk.
Cikalleshi u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.
Katër minuta më pas ai zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase për 1-0.
Evimizde 3 puan bizim… 😎💪#KNYvKSP pic.twitter.com/t3IE6qRnam
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) November 25, 2023
33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.
Cikalleshi nuk u ndal dhe 13 minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë në ndeshje, ku braziliani Guilherme shënoi për 2-0.
Ky është goli i pestë sezonal në Superligën e Turqisë për sulmuesin shqiptar, ndërsa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/