Site icon Telegrafi

Sokol Cikalleshi takon “Mehmet Kosovën”

Para gjashtë muajve ka sjell projektin e ri filmik dhe që nga ajo kohë më nuk është bërë pjesë e mediave rozë.

Bëhet fjalë për Kenan Imirzalioglun, i cili është protagonist në filmin “Cingoz Recai”, ku për partner e ka Meryem Uzerlin.

Së fundi, aktori është fotografuar me futbollistin shqiptar të skuadrës turke, Osmanlispor, Sokol Cikalleshi.

Nuk dihet nëse këta të fundit janë takuar për ndonjë biznes, apo ishte vetëm një fotografi e çastit.

“Me Ezellin”, ka shkruar lojtari që e ka publikuar fotografinë në llogarinë personale në Instagram.

Për më tepër në trojet shqiptare, 43-vjeçari njihet më tepër me emrat e serialeve ku është paraqitur si Ezeli dhe Mehmet Kosova.

Theksojmë se reprezentuesi shqiptar ishte takuar më parë edhe Tolgahan Sayisman, i cili është bashkëshorti i modeles sonë, Almeda Abazit.

Ndryshe, Imirzalioglun do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike si dhe në një serial turk. /Telegrafi/

Exit mobile version