E ardhmja e Sokol Cikalleshit mund të jetë në Itali, pasi Lecce është vënë pas tij.
Për sulmuesin shqiptar i cili është në pronësi të klubit turk Akhisarspor, interesohet Lecce që është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë për të shpresuar te mbijetesa në Serie A.
Cikalleshi ka profilin e duhur për drejtuesit e Lecces të cilët kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit dhe me klubin e Akhisarspor.
Vetë lojtari nuk dëshiron të luajë në ligën e dytë të futbollit turk dhe kërkon largimin, kështu që Lecce do të ishte skuadra perfekt për 29-vjeçarin për të treguar vlerat e vërteta të tij.
Sipas mediave italiane për sulmuesin ka interesim edhe nga disa klube të Ligue 1. /Telegrafi/