Telegrafi

Sokol Cikalleshi, heroi i Konyaspor në përballjen me Basaksehir

Sokol Cikalleshi ishte heroi i Konyasporit në duelin me Basaksehir në kuadër të javës së katërt në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar e shënoi golin e vetëm në ndeshje, duke i siguruar ekipit të tij si mysafir pikët e plota.

Ishte minuta e 53-të e takimit kur Cikalleshi u asistua prej Guilherme, për të shënuar golin e epërsisë.

Kjo fitore e bëri lider Konyasporin në elitën e futbollit turk, ndërsa Cikalleshi është golashënuesi më i mirë në ligë aktualisht me tri gola dhe një asistim. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore