Telegrafi

Soja u ndihmon femrave në menopauzë

Te femrat të cilat kishin marrë 90 miligramë izoflavon në formë të shtesave për ushqim, gjatë 16 javësh, kishte ardhur deri te zvogëlimi i dukshëm i valëve të nxehtësisë, tharjes vagianle dhe dhimbjes së muskujve (ngjashëm si te femrat të cilat kanë përdorur terapi hormonale- 1 mg estradiol në kombinim me 0.5 mg acetat noretisteroni).

Në bazë të këtyre të dhënave, shkencëtarët pranë Universitetit Shtetëror Campinas, kanë ardhur në përfundim se përbërësit e sojës mund të konsiderohen si terapi alternative për lehtësimin e simptomave trupore dhe urogjenitale të menopauzës. /Telegrafi/