Telegrafi

Soja përmirëson kualitetin e gjumit

Shkencëtarët brazilianë nga Universidade Federal de Sao Paolo kanë përcjellë efektin e izoflavonit gjatë katër muajve te 38 pjesëmarrëse në studim, të cilat kanë vuajtur nga pagjumësia.

Duke shfrytëzuar polisomnografinë (teste për vlerësimin e kualitetit të gjumit), shkencëtarët kanë vërtetuar se marrja e përditshme e 80 miligramëve të izoflavonit, është e lidhur me zgjatjen e gjumit, si dhe rritjen e kualitetit të tij.

Revista Menopause njofton se në fillimi të studimit 90% e pjesëmarrësve ishin ankuar për pagjumësi, ndërsa në fund vetëm 37% e tyre. /Telegrafi/