Telegrafi

Soja për mundimet klimaterike

Rreth të 50-tave, paramenopauzën e zëvendëson postmenopauza. Këtë periudhë e karakterizon ndërprerja e punës së vezoreve dhe e cikleve menstruale.

Krahas valëve të nxehtësisë, gruan e godasin edhe telashe të tjera. Pagjumësia, lodhja, frikja, depresioni, humbja e libidosë, thatësia e mitrës, problemet urinare, këmbët e ënjtura, janë simptomat kryesore me të cilat mund të ballafaqohet gruaja. Përveç kësaj, menopauza mund të kontribuojë për shfaqjen e osteoporozës dhe ta rrisë rrezikun e krijimit të sëmundjeve të arterieve.

Studimet epidemiologjike tregojnë se aziatiket, ushqimi i të cilave përmban sojën, shumë më pak vuajnë nga simptomat e menopauzës. Ky efekt pozitiv mund të shpjegohet me fitoestrogjenet, substanca me prejardhje bimore të formës izoflavone, që janë në sasi të mëdha të pranishme në sojë. Mund të krahasohen me estrogjenin, hormon i cili më së shumti mungon në kohën e kalimit në postmenopauzë. /Telegrafi/