Telegrafi

Soja ndihmon në kontrollimin e sheqerit në gjak

Një studim i realizuar kohë më parë ka analizuar dhjetëra gra pas menopauzës të cilat vuajnë nga diabeti tip 2. Pjesëmarrëset e studimit janë ndarë në dy grupe, njëri që gjatë 12 javëve ka përdorë suplemente me sojë, dhe grupi tjetër ka marrë suplemente tjera.

Pas kësaj periudhe, gratë të cilat kanë përdorë suplemente me sojë kanë pasur kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, ndërsa vlerat e kolesterolit të përgjithshëm dhe atij të keq (LDL), kanë rënë.

Kolesteroli i lartë në gjak lidhet me sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, ndërsa kjo ndihmohet edhe nga niveli i lartë i sheqerit në gjak.

Studiuesit thonë se soja përmban substanca fitoestrogjene, lëndë të cilat janë të ngjashme me estrogjenin, hormon i cili i bën gratë në menopauzë më të prira për t’u prekur nga sëmundjet e sipërpërmendura. /Mjeku.Net/Telegrafi/