Telegrafi

Softueri i ri mund ta shpëtojë jetën e ushtarëve

Një softuer i ri për skanimin e trurit, i cili mund ta shpëtojë jetën e ushtarëve në vijën e frontit, është duke u zhvilluar nga Universiteti i Aberdinit.

Sipas ekspertëve, skaneri portativ me ultratinguj synon që të zbulojë më shpejt lëndimet, siç është gjakderdhja në tru.

Ekipi është duke punuar në këtë teknologji me laboratorin e Ministrisë të Mbrojtjes së shkencës dhe teknologjisë.

Pajisja – shumë më e vogël se një skaner MRI – do të krijonte një model 3D të trurit në vend, e cila më pas do të përdorej për një diagnozë më të shpejtë, ka raportuar BBC, transmeton KosovaPress.

Qëllimi fillestar i projektit ishte për të diagnostifikuar më mirë dëmtimet në kokë në mesin e ushtarëve, por kjo pajisje mund të përdoret gjithashtu edhe në kujdesin e përditshëm mjekësor.