Telegrafi

‘Sofra Pejane’ me premiera festive, së paku në 3 media nacionale për ndërrimin e moteve

Shoqëria e popullarizuar kulturo-artistike ‘Sofra Pejane’, tash e sa kohë e shpallur edhe si trashëgimi shpirtërore nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me rastin e festave të fundvitit, në mbrëmjen më të gjatë të ndërrimit të moteve, do të jetë prezent së paku në katër media televizive nacionale.

Me projekt-program premierë, me përmbajtje këngësh të pastërta popullore shqipe, kjo shoqëri ka përgatitur rreth 40 minuta potpuri e kolazhe nga autoktonja.

Realizimi audio-studik dhe përgatitja i është besuar protagonistit të edicionit ‘Këngët e Shekullit 2010’ në Tiranë, Saimir Qilit, përderisa në klarinetë performon anëtari i kësaj shoqërie, klarinetisti i njohur kosovar Sead Muqa-Sei.

Në drejtim artistik të hit-këngëtarit të njohur Ramadan Krasniqit-Danit, ritmi festiv, melodiciteti shqip, nuk do të mungojë as kësaj radhe.

Deri më tash, kjo shoqëri ka kryer veçse edhe pjesën vizuele të xhirimeve, për transmetuesin publik, programin festiv të RTK-së, ndërsaqë në mbrëmjen e ndërrimit të moteve publiku shqiptar do ti gjejë edhe në Televizionet e njohura nacionale, ATV dhe RTV 21.

Janë 12 këngë popullore-autoktone-qytetare, si pjesë e projektit muzikor më të ri 2023.

Ndryshe, edhe ky projekt vie si mbështetje e plotë financiare e gjigandit ekonomik ‘Elkos Group-Etc’ të Ramiz Kelmendit, i cili ka mbështetur këtë shoqëri në vitet më të rënda pandemike.

Në hapësirat shqiptare e edhe në mërgatë, SHKA ‘Sofra pejane’ ka një shtrirje absolute, fal repertorit dhe ruajtjes së vlerave të mirëfillta./RADIO 1/