Telegrafi

‘Sofra Pejane’ bashkëpunim me Tiranën dhe ‘RADIO 1’ për projektin festiv 2024

Një ekip profesionistësh nga Tirana, edicioni i dikurshëm ‘Këngët e Shekullit’, të prirë nga Pedagogu muzikor Saimir Çili, këto ditë po qëndron në Kosovë, respektivisht në Pejë.

Arsye e ardhjes së tyre, është bashkëpunimi muzikor me Shoqërinë Kulturo-Artistike ‘Sofra Pejane’, për projektin festiv muzikor 2024.

Nga Tirana ekipi ka sjellur edhe audio – makinerinë e kompjuterizuar studike teknologjike ndërsa që kanë zbarkuar në Pejë, në ambientet e ‘RADIO 1’, ku hapësirat difuzive të këtij Radio-Mediumi janë vënë në dispozicion të projektit në fjalë.

Derisa në krye të pjesës muzikore janë vënë këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi-Dani, klarinetisti i njohur Sead Muqa-sei dhe muzicient të tjerë të kësaj shoqërie, Saimir Çili dhe kolegë tjerë muzicient nga Tirana po kujdesen për çdo detaj artistik. Në të njejtën kohë, në funksion të projektit janë vënë edhe drejtues teknik të ‘RADIO 1’.

‘Kur bashkohen forcat, kualiteti prek kulmin. Muzika shqipe është e bukur, e madhe dhe ajo e ka notin e vet në dallgët e ujit të pastër. Thënë më mirë, kemi udhëtuar nga Tirana për këtu në Pejë, ndërsaqë me nota, këngë dhe repertorë të burrave të Sofrës së Pejës, po udhëtojmë nëpër të gjitha trevat shqiptare, që nga Elbasani e deri në veri dhe tek Kosova.’-shprehet pedagogu muzikor Saimir Çili.

Ndryshe Projekti Muzikor i kësaj shoqërie mbështetet financiarisht nga gjigandi ekonomik ‘Elkos Group-Etc’ dhe presidenti i saj Ramiz Kelmendi, kjo shoqëri këtë vit ka gëzuar hapësirë për prezantim sa më dinjitoz edhe sa i përket paraqitjes skenike nëpër pothuaj të gjitha Televizionet nacionale.

Deri më tash, me projektin që po finalizohet, SHKA ‘Sofra Pejane’ ka pranuar ftesë për pjesëmarrje në programet festive të Transmetuesit Publik RTK, tek Klan Kosova, tek ATV dhe tek RTV 21./RADIO 1/