Site icon Telegrafi

“Sofra e Varrit” fiton çmimin “Filmi më i mirë i Evropës Lindore” në festivalin “Link International Film” në Londër

Foto: Filmi "Sofra e Varrit"

Kinematografia e Kosovës po vazhdon të shënoj suksese ndërkombëtare duke mos munguar çmimet në festivalet më prestigjioze në botë.

Me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar është shpërblyer filmi nga Kosova “Sofra e varrit” me regji të Mirak Zymberaj.

“Sofra e varrit” fitoi çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër e Evropës Lindore” në festivalin në Londër “LINK International Film”.

Foto: Filmi “Sofra e Varrit”

Lajmi u bë i ditur nga aktori dhe regjisori, Mentor Zymberaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Çmimi i madh vie nga Londra. “Sofra e varrit” fiton çmimin – Best East Europe Short Film- LINK Internacional Film Festival në Londër. Çmimi – Filmi më i mirë në Evropën Lindore është një sukses tjetër i madh i filmit Sofra e Varrit në arenën ndërkombëtare më regji të Mirak Zymberaj! Urime ekipit realizues” ka shkruar ai në postim. /Telegrafi/

Exit mobile version