Site icon Telegrafi

Sofija dhe Lluka emrat më të popullarizuar të foshnjave në Maqedoni vitin e kaluar

Foto: Ilustrim

Emrat e bebeve hyjnë dhe dalin nga moda gjatë gjithë kohës, ndaj është e rëndësishme të zgjidhni një emër me të cilin fëmija juaj mund të rritet, shpjegojnë ekspertët.

Sofija është emri më i zakonshëm femëror dhe Lluka emri më i zakonshëm mashkullor që prindërit zgjodhën për fëmijët e tyre të porsalindur gjatë vitit të kaluar (2022).

Ndër emrat e njohur për foshnjat femra janë Jana, Hana, Ana, Mila, Eva, Sara, Bisera, ndërsa për djemtë Mihail, Damian, Jakob, Jovan, David, Petar, Marko, Matej.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar kanë lindur 18.073 foshnja, prej të cilave 51,2 për qind janë meshkuj.

Sipas muajit të lindjes, siç tregojnë statistikat, numri më i madh i fëmijëve kanë lindur në muajin korrik, madje 1717.

Exit mobile version