Telegrafi

Sofia Richie tërheq vëmendje duke dalë nga vetura luksoze “Range Rover”

Ajo ka sukses të bollshëm në karrierën e saj, derisa është modele mjaft e njohur.

Bëhet fjalë për Sofia Richie, daljet në publik të së cilës nuk janë të pakta, përfshirë ato edhe me veshje ekstravagante, shkruan Daily Mail.

Por, gjatë ditës së djeshme (e shtunë), bukuroshja bionde ka zgjedhur të jetë më modeste sa i përket rrobave.

Tek ajo më shumë dominonte ngjyra rozë, kurse nuk la pa i theksuar edhe tiparet e formësuara trupore.

Sofia mori vëmendje të madhe pasi doli nga vetura e saj luksoze, që i përket tipit “Range Rover”.

Së fundmi për të është aluduar edhe për një lidhje të mundshme, pas ndarjes nga Scott Disick.

Dyshja kishin disa vite në lidhje, po pas krisjeve të shumta përfunduan secili në rrugët e tyre. /Telegrafi/