Telegrafi

Sofia Richie shijon darkën me Jaden Smith, pasi demantuan lajmet se janë në lidhje

Sofia Richie dhe Jaden Smith Foto: UsWeekly

Modelja e njohur, Sofia Richie, muaj më parë bëri të ditur ndarjen e saj me Scott Disick.

Pas kësaj, bukuroshja bionde ka filluar që të dalë në takime të ndryshme, përfshirë edhe me reperin Jaden Smith, shkruan Daily Mail.

Pasi shijuan një ditë në bregdet, faqet rozë menjëherë kishin raportuar për daljen e tyre, derisa fansat aludonin se ata janë në lidhje dashurie.

Teksa që të dy demantuan lajmet, ditën e djeshme (e shtunë) dyshja janë parë duke shijuar një darkë.

Ata janë fotografuar në Santa Monica, ndërsa që të dy ishin veshur në mënyrë unike, ndërsa morën vëmendje të madhe.

Sofia dhe Jaden përndryshe mbërritën në vend me vetura të ndryshme, secila më luksoze se tjetra.

Vlen të përmendet se modelja ditë më parë u pa duke shkëmbyer puthje edhe me një mashkull misterioz në plazh. /Telegrafi/