Në një nga videot e saj të fundit në TikTok, ajo u tregoi mbi 3 milionë ndjekësve të saj kombinimin e buzëve për vjeshtë
Sofia Richie sapo na zbuloi një metodë të pazakontë për të cilën ajo thotë se funksionon më së miri.
Në një video të fundit në TikTok, influencuesja thotë se është e fiksuar pas një detaji në grimin e buzëve, duke përdorur korrektorin si një element të ri në trukimin e tyre.
Duke treguar rutinën, ajo fillon me dy shkëlqyes buzësh hidratues dhe më pas shton një pikë të vogël korrektor në qendër të buzëve për një efekt ombre (përdorimi i një nuance të errët dhe një më të çelët).
“Kështu arrini këtë kombinim të bukur të buzëve ombre,” thotë ajo.
Dhe duke marrë parasysh që Sofia e bëri trendin “old-money” të rikthehej fuqishëm në modë, nuk do të ishte aspak çudi që edhe ky trend do të përqafohet po njësoj.
Ne mendojmë që duket bukur. Po ju?
#YSLBeautyPartner ♬ original sound – Sofia Richie Grainge