Ajo e di përmendësh formulën e protagonizmit dhe stilit, sidomos pasi zbuloi shtatzëninë përmes një kopertine ekskluzive për Vogue
Sofia Richie, një nga influencueset më me ndikim në botën e modës, na provoi edhe njëherë se ngjarjet si New York Fashion Week janë vendi ku klasi mund të vijë edhe përmes streçeve, gjithmonë nëse ato kombinohen në mënyrën e duhur.
Në pamje të parë, Sofia duket kaq elegante në këto foto rrugëve të New York-ut, pra nuk ka asnjë lidhje me stilin e një veshje të dedikuar për palestër, sepse ajo zgjodhi që streçeve t’i shtojë element elegant për ta transformuar tërësisht dukjen.
Ajo zgjodhi një palë atlete të bardha, një çantë lëkure kafe, aksesorët e duhur si syzet, vathët dhe varëse dhe duket kaq elegante!