Site icon Telegrafi

Sofia Loren ka recetën e provuar për eliminimin e gropave të syve: Lirë dhe lehtë!

Bukuroshja me famë botërore dhe aktore e filmave të paharrueshëm Sofia Loren, ka mahnitur me dukjen dhe sharmin e saj.

Mirëpo, si edhe të gjitha femrat, edhe ajo ka pikën e dobët, e ato janë – gropat e syve.

Prandaj, kjo bukuroshe italiane ka pasur gjithmonë të gatshme armën sekrete me të cilën ka kuruar pjesën përreth syve. Ajo që është më e mira nga e gjitha, kushton shumë lirë dhe tërësisht është natyrale.

Fjala është për fletët e freskëta të mentës. Përdorimi është shumë i thjeshtë, nevojiten vetëm disa fletë mente t’i bluani në blender, ndërkaq freskia e bimës do të japë mjaft lagështi dhe tretja të shndërrohet në pastë. Aplikoni këtë pastë nën sy dhe lëreni të veprojë afro dhjetë minuta.

Kini kujdes, nuk është mirë që tretja të arrin në sy. Shpëlani me ujë të vakët dhe aplikoni krem të zakonshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version