Telegrafi

Soditësi bie nga kati i tetë

Bëhet fjalë për punëtorin 20-vjeçar i cili ka qenë i vetëm në banesë dhe supozohet se nga ballkoni i banesës ka shikuar gruan në rrokaqiellin matanë rrugës. Ai ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë përtokë, shkruan e përditshmja malajziane Star.

Policia në vendin e aksidentit fatal ka gjetur dylbitë, dhe është përjashtuar mundësia se dikush e ka shtyrë sepse fqinjët e tij para fatkeqësisë e kishin parë duke soditur nëpër banesat e huaja.

Fatkeqësia është klasifikuar si “vdekje e papritur”, derisa shefi i policisë lokale të shtetit Penang, Azam Abdul Hamid, ka thënë se viktima ka qenë tepër i zënë duke shikuar sa që ka harruar të mbaj drejtpeshimin e tij.