Pikat e zeza janë një lloj i gungave të vogla të cilat shfaqen kur poret e lëkurës bllokohen dhe mbushen me vaj dhe qeliza të vdekura të lëkurës.
Ato janë një lloj i akneve të cilat zakonisht shfaqen në fytyrë, e më së shpeshti në ose rreth hundës, por mund të shfaqen edhe në shpinë, gjoks, qafë, duar, shpatulla, etj., transmeton Telegrafi.
Pasi që gjithkush ka dëshirë ta ketë një fytyrë të pastër, padyshim se largimi i tyre është synimi i të gjithëve që vuajnë nga to.
Më poshtë ju sjellim një recetë të thjeshtë shtëpiake për largimin e tyre, e cila përbëhet nga soda e bukës.
Soda e bukës nuk është vetëm për gatim e as për ta mbajtur frigoriferin të freskët.
Kualiteti antiseptik e bën atë produkt të mahnitshëm për lëkurën tuaj.
Jo vetëm se i largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe e lë lëkurën të butë e të lëmuar, por edhe i largon pikat e zeza.
Gjithashtu, soda e bukës e inkurajon lëkurën të prodhojë më pak vaj.
Ndiqni këta hapa të thjeshtë për ta përdorur atë:
– Në një gotë apo enë qeramike përzieni një lugë gjelle sodë buke me një sasi të vogël të ujit për ta formuar një pastë
– Aplikojeni pastën në vendet ku i keni pikat e zeza dhe lëreni të thahet për 10 minuta
– Pastrojeni vendin me ujë të vakët
Këtë procedurë përsëriteni një apo dy herë në javë. /Telegrafi/