Soda e bukës është bikarbonat natriumi dhe kur ajo kombinohet me përbërës acidik si dhallë apo lëngu i limonit, formohet dyoksid karboni. Për këtë arsye ëmbëlsira në furrë fiton në volum dhe rritet.
Acidet nga ushqimet gjithashtu e neutralizojnë shijen metalike të sodës së bukës për shkak të karbonat natriumit. Meqë i duhet aciditeti për të reaguar mirë, gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm se me çfarë e përzieni, transmeton Koha.net. Nëse në recetë, për shembull, shkruan se duhet të përdorim dhallë, mos e zëvendësoni atë me qumësht të zakonshëm, sepse nuk ka aciditet të mjaftueshëm. Nëse nuk arrini dot ta blini përbërësin e duhur, qumështit shtoni pak lëng limoni ose uthull për ta marrë rolin e aciditetit.
Pluhuri për pjekje është një përzierje e sodës së bukës, acidit dhe niseshtesë së misrit. Pra, faktori i aciditetit është tashmë i përfshirë kështu që nuk keni nevojë të shtoni lëng limoni ose uthull.
Për të eksperimentuar, përveç pluhurit për pjekje shtoni pak limon dhe do t’ju duhet soda e bukës për të balancuar. Merrni parasysh faktin se pluhuri për pjekje është rreth katër herë më i fuqishëm se soda e bukës, prandaj bëni kujdes me raportin. /Telegrafi/