Sipas mediave në Spanjë, Real Sociedad janë duke shpresuar të nënshkruajnë marrëveshje të përhershme këtë verë me anësorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.
Sipas gazetës spanjolle Marca, anësori me prejardhje nga Kosova, të cilit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Old Trafford – mund të vendos për një kalim në Anoeta pavarësisht kërkesave të dukshme të Unitedit prej 10 milionë eurove.
Presidenti i Sociedadit, Jokin Aperribay thuhet se shpreson të transferojë ish-lojtarin e Borussia Dortmundit dhe Sunderlandit për rreth gjysmën e çmimit, sesa gatishmëria e klubit anglez për të shitur.
22-vjeçari arriti të gjejë në total vetëm 25 paraqitje në Ligën Premier për Sunderland sezonin e kaluar dhe thuhet se ka pak të ardhme në Old Trafford, ku ai debutoi në 2013.
Për shërbimet e Januzajt janë të interesuar edhe gjigantët francezë, Lyoni dhe Marseille. /Telegrafi/