Telegrafi

Sociedadi për top katërshe, Reali për ta shtyrë shpalljen e kampionit – formacionet zyrtare

Në Reale Seguros Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së 33-të në La Liga ndërmjet Real Sociedadit dhe Real Madridit.

Skuadra nikoqire ka për synim sigurimin e një vendi për kualifikim në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht qëndron në vend të katërt me pesë pikë më shumë se pozita e pestë (që mbahet nga Villarreali).

Los Blancos janë shumë prapa në garën për titullin e kampionit të Spanjës, ndërsa me fitore eventuale mund ta shtyjnë më shumë festën e Barcelonës.

Trajnerët Imanol Alguacil dhye Carlo Ancelotti i kanë zgjedhur lojtarët që do të inkuadrohen nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, Aihen; Zubimendi, Mikel Merino, David Silva; Kubo; Oyarzabal, Sorloth.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Rüdiger, Nacho; Tchouameni, Kroos, Ceballos; Asensio, Mariano, Rodrygo.


/Telegrafi/