Adnan Januzaj pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Manchester United.
Gjiganti anglez nuk e ka në plan ta mbajë anësorin kosovar dhe i ka kërkuar atij të kërkojë një klub të ri.
Është skuadra e njohur spanjolle, Real Sociedad që ka konfirmuar interesimin për transferimin e Januzajt.
Ka qenë presidenti i klubit spanjoll, Jokin Aperribay që ka deklaruar se janë të interesuar për Januzajn.
“Ne jemi të interesuar për Januzajn dhe kjo nuk është më një fshetësi. Por nuk jemi në bisedime me Manchesterin apo lojtarin”, ka deklaruar Aperribay.
“Aktualisht jemi duke pritur vendimin përfundimtar të Unitedit për lojtarin pastaj do të veprojmë”.
“Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi pas tij janë shumë klube të mëdha”, ka përfunduar Aperribay.
Januzaj së fundmi ishte i huazuar tek Sunderland në Ligën Premier por pa arritur shkëlqimin e mëparshëm. /Telegrafi/