Telegrafi

Sociedadi ia shkakton humbjen e parë Solarit si trajner i Realit

Lucas Vazquez i dëshpëruar pas përjashtimit ndaj Sociedadit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Sociedadi ka fituar në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit në La Liga me rezultat 0-2.

Mysafirët befasuan me lojën e mirë, kryesisht me anë të kundërsulmeve.

Goli i parë në minutën e tretë, Willian Jose shënoi nga pika e bardhë. Pas kësaj vendasit kishin disa raste për gol, por nuk u tretuan konkret para portës kundërshtare.

Vinicius Junior duke i kërkuar tifozëve më shumë mbështetje, braziliani ishte një nga më të mirët për Los Blancos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Dominimi i Realit ishe edhe në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa mysafirët kryesisht me anë të kundërsulmeve.Nga minuta e 61-të Los Blancos mbetën me një lojtar më pak pasi Lucas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Fund shpresës për një pikë në këtë ndeshje i dha Ruben Pardo në minutën e 83-të me golin e dytë në takim.

Lucas Vazquez në duel me Aihen Munoz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje Real Madridi renditet në vendin e pestë me 30 pikë, kurse Sociedadi ngjitet në pozitën e 11-të me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Santiago Solarit është ndaj Real Betisit, kurse Sociedadi pret në shtëpi Espanyolin. /Telegrafi/