Site icon Telegrafi

Sociedadi arrin marrëveshje me Unitedin për çmimin e Januzajt

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për ta shituar Adnan Januzjan për 9.7 milionë funte.

Mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos, i cili ka vendosur ta shesë.

22-vjeçari ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij në Old Trafford, ashtu që Djajve të Kuq u konvenon shitja e tij.

Lexo po ashtu Sociedadi konfirmon interesimin për Januzajn

Lojtari që e përfaqëson Belgjikën, në edicioni e kaluar ishte i huazuar te Sunderlandi, ku luajti nën urdhrat e David Moyes, por dështoi të tregohej lojtar i rëndësishëm.

Ai ka luajtur në formë huazimi në të kaluarën edhe në Bundesliga, te Borussia Dortmundi.

Edhe Roma i kërkon shërbimet e Januzajt, mirëpo France Football raporton se Sociedadi ka arritur ta bindë Unitedin që t’ia shesë lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version