Telegrafi

Socialistët u kërkojnë protestuesve të bashkëpunojnë me policinë

Megi Ajtyresa nga Partia Socialiste kërkoi në një deklaratë publike që çdo protestues “të jetë mirëkuptues dhe bashkëpunues me policinë” dhe nënvizoi se “gjithë bota i ka sytë nga ne”.

Ndërkohë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, vazhdojnë të sillen forca policie, të cilat po marrin nën mbrojtje ndërtesën e Kryeministrisë. Kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të qëndrojë në Zyrën e tij, pavarësisht nga protesta e sotme e opozitës. /Telegrafi/