Telegrafi

Socialistët pritet të vendosin për skemën e mocionit ndaj Topallit

E përditshmja “Shekulli” raporti se pika kryesore që do të synojë Partia Socialiste është votimi i fshehtë dhe jo votim elektronik në mënyrë që deputetët të mos kenë frikë për votën e tyre.

Pas mocionit për kryeparlamentaren Topalli, pritet të kërkohet mocioni i mosbesimit për kryeministrin Sali Berisha.
Socialistët parashikojnë të kërkojnë të njëjtën gjë për Berishën nëse për mocionin e mosbesimit për Topallin bëhet votim i fshehtë.

Ndërkohë, pritet që brenda dhjetorit, Komisioni qendror i zgjedhjeve të vendosë për fatin e fletëve të votimit.

Kryetari i komisionit, Arben Ristani ka thënë se është planifikuar të mbahet një mbledhje për këtë çështje dhe të vendoset nëse ka përfunduar afati i shtyrjes së djegies së fletëve apo duhen blerë kuti të reja për zgjedhjet lokale të majit të vitit tjetër. /Telegrafi/