Partia Socialiste e Maqedonisë njofton opinionin se ashpër do të kundërvihet ndaj çfarëdo tentimi për ndryshim të Kushtetutës, duke mos pranuar asnjë shantazh apo trysni gjatë formimit të qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti pret që qeveria të vazhdojë me punë, aty ku edhe mbeti, të ndërtojë dhe të zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuara në periudhën e kaluar në interes të qytetarëve të Maqedonisë.
PSM-ja e dënon sjelljen e pamatur të kryeministrit shqiptar dhe të kryetarit të Kosovës pak pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e konsideruar si një precedent në marrëdhëniet ndaj një shteti fqinj.
Për PSM-në Platforma e partive shqiptare në Maqedoni paraqet një projekt të rrezikimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë, si edhe goditje ndaj unitaritetit të shtetit./Telegrafi/