Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) rithekson qëndrimin e saj për mosndryshimin e emrit të shtetit, pra vazhdimin me emrin kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PSM-ja shpreh shqetësimin, siç thonë, për hapjen kaq lehtësisht të faktorit politik në Maqedoni që e kanë përgjegjësinë për vendimmmarje.
Sipas kësaj partie, anëtarësimi në NATO duhet të bëhet ekskluzivisht nën emrin kushtetues, kurse bisedimet për anëtarësim në BE të bëhen gjithashtu nën emrin kushtetues.
PSM-ja konsideron se hapja e çështjes së emrit të shtetit është në dëm të popullit, gjuhës, historisë dhe kulturës./Telegrafi/