Site icon Telegrafi

Socialistët do votojnë pro heqjes së imunitetit të Priftit

Në mbledhjen e grupit opozitar është diskutuar edhe reagimi pas vendimmarrjes së KQZ-së, për të zëvendësuar anëtarët e KZAZ-ve që i takojnë opozitës, me përfaqësues të shoqërisë civile.

Deputeti Armando Subashi i tha Telegrafit, se “KQZ e drejtuar nga Arben Ristani provoi se është kthyer në një vegël të mazhorancës”.

Sipas juristit që merret me çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kodi elektoral nuk lë asnjë hapësirë interpretative që KQZ-ja të ketë mundësi të zëvendësojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve. Subashi e cilësoi këtë një shkelje të radhës dhe shfaqje të dukshme të njëanshmërisë politike, të shumicës së anëtarëve në KQZ.

“Këto shkelje”, i tha Subashi Telegrafit “kanë nisur me presionin e ushtruar me forcën e kartonit ndaj pakicës në komision, dhe një sërë vendimesh që nuk kanë vlerë ligjore, sepse nuk kanë kundërfirmën e nënkryetares Dëshira Subashi”.

Megjithatë burime brenda grupit kuvendor socialist, pohojë se është ende herët për të kaluar në një tjetër reagim ndaj KQZ-së, siç mund të ishte ankimimi në Kolegjin Zgjedhor i kësaj vendimmarrje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version