Telegrafi

Socialistët bëjnë padi për piramidën

Burime nga PS i thanë televizionit Ora News se padia është dorëzuar nga deputeti socialist Saimir Tahiri dhe akuzon funksionarët e ministrisë për shpërdorim të fondeve të akorduara për Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori".

Socialistet thonë se fondet e akorduara nga Ministria e Kulturës për projektin e adaptimit dhe shndërrimit të Piramidës në teatër dramatik kombëtar konsiderohen të humbura. Fondi i paguar deri në këtë fazë të punimeve sipas socialistëve shkon në dy miliardë lekë.

PS i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të ndjekë penalisht për shpërdorim të fondeve të gjithë funksionarët që do rezultojnë përgjegjës. /Telegrafi/