Site icon Telegrafi

Socialdemokratët evropian kërkojnë që në qershor të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në BE

Socialdemokratët evropian janë partia e parë politike çka ka ngritur zërin pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë.

Shefi i Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Udi Bulman i dëshiron “mirëseardhje Maqedonisë së Veriut”.

“Suksesi i sotëm është dëshmi se politikat progresive janë të afta të zgjidhin kontestet disavjeçare dhe të bëjnë kompromise të rënda që konservatorët dhe nacionalistët nuk kanë mundur ta bëjnë për tre dekada”, tha Bulman.

Bulman gjithashtu përgëzoi të dy kryeministrat për marrëveshjen historike.

“Kërkojmë nga vendet anëtare që të tregojnë se edhe ato çka bëjnë kompromise të rënda shpërblehen dhe ta ftojnë Shkupin që t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2019”, tha Bluman./Telegrafi/

Exit mobile version