Rinia e Lidhjes-Social Demokratike të Maqedonisë për qytetin e Tetovës, reagojnë ndaj komunës së Tetovës, për mosshënimin e ditës së Ilindenit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, kryetarja Teuta Arifi nga BDI-ja, por edhe OBRM-PDUKM-ja, për së dyti herë me radhë nuk e respektojnë periudhën më të ndritshme të historisë së vendit, ndërkaq OBRM-në e quajnë parti të vetëshpallur patriotike./Telegrafi/