Është zhvilluar finalja e Kupës së Portugalisë mes Portos dhe Sportingut të Lisbonës.
Ka qenë klubi nga kryeqyteti portugez Sporting që ka fituar Kupën pasi mposhti portën pas penalltive me rezultat 5-4.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa në kohën shtesë dy ekipet realizuan nga një gol për të përfunduar 120 minutat 2-2.
E në minutën e 41-të ka qenë momenti më emocionues në ndeshje, kur sulmuesi brazilian Tiquinho Soares realizoi golin e epërsisë 0-1.
Braziliani golin ia dedikoi portierit spanjoll Iker Casillas i cili javë më parë pësoi një sulm në zemër dhe vështirë se do të rikthehet më të luaj futboll.
Në momentin që Soares e ngriti lart fanellën e portierit, spanjolli nuk arriti të përmbahet dhe shpërtheu në lot.
38-vjeçari spanjoll nuk e kishte ndërmend të tërhiqej nga futbolli, por pas sulmit në zemër atij i është thënë nga mjekët që nuk mund të rrezikojë dhe të rikthehet në fushë.
Gjithsesi ish-anëtari i Real Madridit ka thënë se do të dalë së shpejti në një konferencë ku do ta publikojë vendimin për të ardhmen e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oUgrKJ98EDg