Site icon Telegrafi

Soares: Interi si një familje

Cedric Soares (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Cedric Soares ka folur për fillimin e tij në Inter dhe ka zbuluar se trajneri Luciano Spalletti është duke e mësuar shumë atë.

Fillimi i Soaresit si lojtar i Interit nuk është i mirë, pasi ka pësuar tri humbje radhazi, por portugezi thotë se forma do të përmirësohet dhe te Nerazzurrët ndihet si në familje.

“Pavarësisht rezultateve që kam pasur deri më tani, ka qenë një përvojë e mirë”, ka thënë fillimisht Soares për Sport Mediaset.

Lexo po ashtu Zyrtare: Cedric Soares, lojtar i ri i Interit

“Mund ta ndryshojmë këtë prirje negative dhe Spalletti më mëson shumë, ashtu siç më mësojnë edhe shokët e ekipit”.

Soares gjatë një dueli me Palacion në ndeshjen ndaj Bolognas (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“E di se çfarë të bëj në fushë, por duhet të mësohem me mekanizmat dhe lëvizjet e ekipit”.

Portugezi është gjithashtu një shënues i mirë nga gjuajtjet e lira dhe është pyetur rreth kësaj.

Lexo po ashtu Martinez: Nuk kam problem me Spallettin, po punoj shumë

“Është diçka që e mëson kur je shumë i ri.  Ju vetëm duhet të filloni të trajnoni mirë dhe të jeni të sigurt, përveç që të keni një mësues të mirë”.

“Kam shumë miq në Milano dhe është sikur të kem një familje këtu. Ndihem si në shtëpi”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version