Edward Snowden, personi që tronditi skenën politike botërore duke zbuluar informatat për përgjimet amerikane, ka folur lidhur me kërkesën e FBI që Apple të ndihmoj në zhbllokimin e iPhone 5C, të njërit nga sulmuesve në San Bernardino.
FBI tha se vetëm Apple mund të deaktivizojë kodet e sigurisë në iPhone.
Ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, Edward Snowden i ka quajtur gjepura deklaratat e tilla nga FBI.
“FBI tha se Apple ka ‘të drejtën teknike ekskluzive’ për të zhbllokuar telefonin. Me shumë respekt, këto janë gjepur’, tha Snowden.
Më 16 shkurt një gjykatë federale urdhëroi kompaninë “Apple” që të ndihmojë FBI’në duke i ofruar akses në një prej telefonave, i cili është në përdorim të njërit prej autorëve të San Bernandinos.
Kompania “Apple” deklaroi se do të vazhdojë të prodhojë pajisje me nivel të lartë të sigurisë që do t’ju bëjë më të vështirë aksesin hetuesve.