Telegrafi

Snowden do t’ia kthej qeverisë amerikane 5 milionë dollarët e fituar nga shitja e librave dhe fjalimeve të mbajtura

Edward Snowden, ish-punonjës i CIA-s i cili në vitin 2013 publikoi për opinionin informacione për Shërbimin Inteligjent, ka pranuar që të heq dorë nga më shumë se pesë milionë dollarë që i ka fituar nga shitja e librave, të cilat do t’i kthehen qeverisë amerikane, shkruan CNN.

Librin e titullar “Permanent Record”, Snowden e botoi vitin e kaluar pa miratimin e qeverisë amerikane, duke thyer kështu marrëveshjen që e kishte nënshkruar me Agjencinë për Siguri Kombëtare (NSA) dhe CIA-në, transmeton Telegrafi.

Gjykata Federale i është drejtuar Departamentit të Drejtësisë, të cilës i kërkon që Snowden të kthej paratë e fituara nga shitja e librave.

Ky është një nga rastet e rralla ku qeveria amerikane, ka konfirmuar se si ish-punonjësit e tyre duhet t’i përmbahen marrëveshjeve për mospublikim të informatave në opinion pa leje paraprake.

John Bolton, ish-këshilltari për Sigurisë Kombëtare i cili më herët botoi librin për presidentin Donald Trump, është duke u ballafaquar me një tentim të njëjtë, ku Departamenti i Drejtësisë kërkon rikthimin e parave për publikim të informatave.

Snowden që aktualisht gjendet në Rusi, ka fituar rreth 4.2 milionë dollarë nga shitja e librave dhe të drejtave autoriale. Ka mbajtur 56 fjalime në të cilat është paguar mirë ku ka zbuluar informacione – duke thyer kështu marrëveshjen mes tij dhe qeverisë amerikane sa i përket ruajtës së sekreteve. Nga fjalimet ka fituar rreth një milion dollarë. /Telegrafi/