Telegrafi

Snowden thotë se Google Allo është i pasigurtë

Aplikacioni i Google për komunikim, Allo përdor inteligjencën artificiale për të njohur edhe më mirë përdoruesin dhe mesazhet që dëshiron një i tillë ti dërgojë, por ekspertët e sigurisë thonë se më këtë, Google ka shkelur pretimin e bërë më parë për mbrojtjen e privatësisë së përdorueseve të saj.

Ish agjenti amerikan Edward Snowden reagoi menjëherë pas daljes së aplikacionit të mërkurën, duke thënë se ai nuk ishte gjë tjetër veç se një mjet tjetër për përgjimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata bie në kundërshtim me konferencën I/O të mbajtur nga Google në Maj. Atje Google demonstroi aplikacionin e ri, duke premtuar se Allo mund të kodonte mesazhet e përdorueseve për t’i bërë ato më të sigurtë, dhe të palexueshëm.

Ai ka edhe opsionin ‘incognito’ i cili siguron privatësi maksimale sipas Google. Madje mund të zgjidhni edhe opsionin për t’i fshirë mesazhet sapo personi ku i keni dërguar t’i lexojë ato, transmeton Krokodili.

Megjithatë Snoëden konsiston në mospërdorimin e këtij aplikacioni, pasi e konsideron atë më të pasigurtë se aplikacionet tradicionalë të mesazheve si WhatsApp dhe Messenger.