Edward Snowden ka akuzuar CNN për “shtrembërim” të fakteve duke pretenduar se ai ishte i gatshëm “të humbte” të ardhurat e librit në favor të qeverisë amerikane.
Ai madje ofroi një titull “më të mirë” për pjesën e kontestuar të mediumit prestigjioz, përcjell Telegrafi.
Duke cituar dokumente të gjykatës amerikane, CNN njoftoi se Snowden “ra dakord” për të humbur më shumë se 5 milionë dollarë që ai dyshohet se kishte fituar nga libri i tij.
CNN badly misreported this.
A) This is not a settlement; I didn’t agree to it.
B) The judgement from this censorship case is not enforceable while I am in exile, but I’ve never had that much money anyway.
Better headline: “US could gain up to $5m by pardoning Edward Snowden.” https://t.co/8jp6IZnOKC
— Edward Snowden (@Snowden) September 22, 2020
Ai ka reaguar duke thënë se media ka “raportuar keq për këtë”.
“A) Kjo nuk është një marrëveshje; Unë nuk e pranova atë. B) Gjykimi nga kjo çështje censure nuk është i ekzekutueshëm ndërsa jam në mërgim, por gjithsesi nuk kam pasur aq shumë para”, shkroi Snowden në Twitter.
Ai sugjeroi një titull “më të mirë” – “SHBA mund të fitojë deri në 5 milionë dollarë duke falur Edward Snowden” – në vend të “Edward Snowden bie dakord t’ia kthej SHBA-së më shumë se 5 milionë dollarë nga libri dhe fjalimet”.
Ndryshe, siç kishte shkruar CNN, Edward Snowden, ish-punonjës i CIA-s i cili në vitin 2013 publikoi për opinionin informacione për Shërbimin Inteligjent, ka pranuar që të heq dorë nga më shumë se pesë milionë dollarë që i ka fituar nga shitja e librave, të cilat do t’i kthehen qeverisë amerikane.
Librin e titullar “Permanent Record”, Snowden e botoi vitin e kaluar pa miratimin e qeverisë amerikane, duke thyer kështu marrëveshjen që e kishte nënshkruar me Agjencinë për Siguri Kombëtare (NSA) dhe CIA-në.
Gjykata Federale i është drejtuar Departamentit të Drejtësisë, të cilës i kërkon që Snowden të kthej paratë e fituara nga shitja e librave. /Telegrafi/