Një “snowboarder” kishte ngecur në një shkëmb për dy orë, në një mal në Whistler Blackcom në Kanada.
Në pamjet e mëposhtme shihet teksa personi mbërthen veten pas shkëmbit për të mos rënë, përcjell Telegrafi.
Lidhur me këtë rast instruktori i skive, Olivier Roy, trajner në Core Snowboard Camps në vendpushimin Whistler, ndau videon e incidentit që ndodhi disa javë më parë.
“Unë po dilja nga zona e Spanky’s Ladder në Blackcomb me grupin që stërvitem, teksa pamë këtë djalosh të gjorë që kishte mbetur mbi një shkëmb pa asnjë rrugëdalje”, ka thënë Roy.
Megjithëse ende nuk është e qartë se si sportisti ngeli në atë shkëmb, ai u shpëtua nga shtatë patrullues të cilët arritën ta nxjerrin me litarë prej aty. Raportohet se i njëjti nuk ka pësuar ndonjë lëndim, dhe më vonë po atë ditë është parë duke shijuar një birrë në qytet.
“Kam dëgjuar që pas gati orësh ata arritën ta nxirrnin nga aty”, ka thënë ndër tjerash Roy. /Telegrafi/