Deputeti i VLEN, Halil Snopçe thotë se vonesat me emërimin e zëvendëskryeministrave është bërë për shkak të vizitës së kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA.
Snopçe thotë se javën tjetër, nga data 20 deri më datën 23, pritet të emërohen të njëjtit.
“Mendoj se javën e ardhshme, me datën prej 20 deri 23, do të votohen eshaloni i dytë. Ne kemi 6 zëvendësministra. Ato që qarkullojnë, ato janë zv/ministrat, veç janë caktuar. Partitë politike i kanë caktuar zv/ministrat, dmth ata që janë caktuar, ata do të zgjedhen, nuk do të ketë ndonjë ndryshim”.
“Procedura e vonesës është për shkak të vizitës së kryetarit të Parlamentit në Amerikë dhe vizitës së kryeministrit, sepse kryeministri duhet të jetë patjetër prezent në mbledhjen në Kuvend kur caktohen zv/kryeministrat. Ai i propozon”, tha mes tjerash Snopçe.