Site icon Telegrafi

Snopçe: Në Konjare është duke ndodhur një katastrofë ekologjike

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe nga Kuvendi ka alarmuar për gërryerjen e tokës në Konjare.

“Unë kam marr e-mail nga qytetarët e Konjares, ata thonë se sërish po gërryhet në Konjare. Unë bashkë me zëvendësministren e Bujqësisë do të shkojmë të hënë dhe do t’i vizitojmë. Kam filluar të frikësohem se këtu po luhet ping-pong. Secili e gjuan përgjegjësinë nga njëri në tjetrin.

Unë kërkoj që të merren masa sepse banorët janë në gjendje të rëndë, sepse po ndodh një katastrofë ekologjike dhe se do të mbetet ky vend pa qytetarë, sepse secili që do të ketë mundësi të shpërngulet, do të shpërngulet nga ky vend”, tha Snopçe

Exit mobile version