Telegrafi

Snop Dogg pozon me kufomën artificiale të Donald Trumpit (Foto)

Reperi amerikan është paraqitur pranë një kufome artificiale, e cila supozohet që identifikon Donald Trumpin.

Në këtë formë e ka prezantuar albumi më të ri muzikor, Snoop Dogg, i cili është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të presidentit aktual amerikan.

Këngëtari 45-vjeçar është fotografuar duke qëndruar në këmbë mbi “trupin” e një Trump me gishta të mbuluar nga një flamur amerikan.

“Make America Crip Again” është emëruar albumi i Snopit, i cili përmban edhe një këngë me të njëjtin titull.

Ai i kushtohet presidentit të SHBA-së, Trump ndërsa një prej dëgjohet duke thënë se “Presidenti thotë se dëshiron ta bëjë Amerikën përsëri të madhe”.

Por, albumi i ri “nuk është një deklaratë apo akt politik”, këmbënguli Snoop Dogg, i cili ka miqësi me të parin e Amerikës.

Ndryshe, ky i fundit ka paralajmëruar edhe albume të tjera, të cilat do t’i sjell gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/